Një tjetër autobus i linjës së ‘Unazës së Re’ është përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident.

Mësohet se autobusi është përplasur me një makinë të vogël. Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Kujtojmë se një tjetër autobus i së njëjtën linjë disa javë më parë përfundoi në Lanë ndërsa ishte plot me njerëz.

Aksidenti i frikshëm ndodhi mbrëmjen e 29 prillit në afërsi të kinema Agimi, ku autobusi plot me njerëz u përplas me një makinë tip Benz, duke përfunduar më pas të dyja më mes të lumit Lanë.

Duket se pas kësaj ditë diçka ka ndodhur me transportin publik në kryeqytet, pasi janë regjistruar disa aksidente.