Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, ku i pranishëm ishte dhe Presidenti amerikan, Donald Trump.


Me një shënim në facebook, Meta e konsideron marrëveshjen “hap të rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve”.



“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump! Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!”, shkruan Meta.