Është mbledhur sërish në seancë Kuvendi, ku po diskutohet për marrëveshjen e huasë me SHBA për Shqipërinë, që do të shkojnë për fushën e mbrojtjes. Kuvendi ka nisur diskutimet pa praninë e medias, ndërsa procesi i votimit do të jetë publik.
PD dhe aleatët e saj, siç edhe e paralajmëroi, nuk mori pjesë në punime. Megjithatë, në seancë janë prezentë deputetët e partive të reja opozitare.
