Kryeministri Edi Rama dhe ai i Britanisë së Madhe, Kier Starmer po zhvillojnë një konferencë për shtyp në lidhje me Samitin Europian që do të mbahet nesër.
Rama dhe Starmer u pyetën nga një gazetar britanik nëse do ketë marrëveshje të ngjashme si me Italinë për kampe emigrantësh, ku kreu i qeverisë u përgjigje se nuk do të ketë. Më tej vazhdoi me batutë se ‘I jemi besnikë martesës me Italinë’.
“Kam qenë i qartë qysh prej ditës së parë që kur nisëm procesin me Italinë, ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak marrëdhënies sonë të veçante por edhe për shkak të situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Për të qenë shumë i sinqertë me ju, janë kanë kërkuar shumë vende dhe u kemi thënë jo. I jemi besnikë martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është dashuri.”– tha Rama.



