Protestat në kryeqytet po vijojnë për të 17-tën ditë radhazi, pa shenja tërheqjeje nga ana e protestuesve, të cilët shprehen të vendosur për të vazhduar mobilizimin e tyre.
Me thirrjet “Rama ik!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”, qindra qytetarë kanë marshuar në rrugët kryesore të Tiranës, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe ndryshime në qeverisje.
Pjesëmarrësit në protestë deklarojnë se nuk do të pranojnë asnjë kompromis tjetër përveç dorëheqjes së kreut të qeverisë, ndërsa paralajmërojnë se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.
Sipas tyre, rrugët dhe sheshet e kryeqytetit do të mbeten të mbushura me protestues deri në përmbushjen e kërkesave që kanë ngritur që prej nisjes së kësaj lëvizjeje qytetare.
