Komisionerja Marta Kos ka njoftuar nga Samiti, se Shqipëria do të përfitojë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Kos ka deklaruar se Shqipëria ka treguar mjaft rezultate pozitive, duke përmbushur 80 % të reformave.
Komisionerja njoftoi se fondet do të shpërndahen në bazë të progresit të vendeve në zbatimin e reformave, ku Shqipëria dhe Mali i Zi do të marrin 15% më shumë nga Plani i Rritjes.
Marta Kos: Të gjithë së bashku do të hyjmë në vitin e fundit të zbatimit 4-vjeçar të Planit të Rritjes. Rezultatet tuaja janë të ndryshme, tre shtete kanë bërë përparim në reforma, kurse tre shtete të tjera nuk i kanë shfrytëzuar ashtu siç duhet. Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave të duhura dhe do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes. Fondet janë që të shpërndahen për ata që kanë punuar më shumë. Shqipëria dhe Mali i Zi do të marrin 15% më shumë nga Plani i Rritjes, kurse Maqedonia e Veriut do të marrë 10% më shumë. Serbia deri më tani nuk ka marrë fonde nga Plani i Rritjes, por kjo mund të ndryshojë me qeverinë e re.
