Shqipëria hapi sot negociatat me BE për grupkapitullin e fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. Hapja e grupkapitullit të fundit në një kohë rekord u festua në konferencën e 7-të ndërqeveritare në Bruksel.

Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos kishte marrë një tortë në konferencë, me një qiri me numrin 6, që simbolizon hapjen e grupkapitujve.

Çelja e të gjashtë grupkapitujve për 13 muaj është deklarata juaj më e fortë i dashur Edi. Kur u takuam herën e fundit më sollët një dhuratë, një kanoçe coca-cola. Për ta kremtuar këtë moment, e kemi kremtuar në një dhuratë feste. Kjo tregon se sa lart keni ecur. Kjo është puna që ne presim të perëndoni i dashur Edi. Tani le të hamë dhe tortën. Le të festojmë. Urime Shqipëri!”, tha Kos.

Ndërkohë kryeministri Rama, u dhuroi dy shishe verë autoktone shqiptare.

Kur vjen fjala për kapituj për piketa dhe të gjitha këto gjëra mund të na habisni, por kur vjen fjala për dhurata dhe ëmbëlsira nuk e bëni dot, kështu që më lini të shtoj diçka që mungon aty. Dhe kjo nuk është e orkestruar. Kjo është verë autoktone Shqiptare me etiketën e skicuar prej meje. “- tha Rama.