Përpjekjet për të përballuar tragjedinë që tronditi Tiranën disa ditë më parë, ku mbeti i vrarë vogëlushi Martin Cani, vazhdojnë ende. Shokët e tij dhe banorët e zonës vazhdojnë ta kujtojnë me lot dhe dhimbje të thellë. Në vendin ku u mor jeta e tij tragjikisht, qirinjtë vazhdojnë të digjen për të nderuar kujtimin e tij, ndërsa lulet janë vendosur në shenjë respekti dhe dhimbjeje.

Ky akt i përkujdesjes shpreh edhe më shumë dhimbjen e pashembullt që ka shkaktuar humbja e një fëmije të pafajshëm, duke lënë një boshllëk të madh në zemrat e atyre që e njihnin. Kujtimi i Martin Canit do të mbetet gjithmonë në mendjen e shokëve dhe të gjithë atyre që ishin të prekur nga kjo ngjarje tragjike.

“Martin, sot që po e shkruaj këtë letër ti po më sheh nga lart. Na e këpute shpirtin vëllai jonë. Duhet të ishe duke qeshur me çunat e klasës por zoti të donte pranë vetes se ishe shumë i mirë për këtë botë. S’do ti harrojmë kurrë ato sytë e tu të bukur si deti. Po na mungon jashtëzakonisht shumë si mua si çunave se vetëm për të qeshur i bëje”, shkruhet në letër.