Numri i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë Kanline “Le Mansh” për të shkuar në Britaninë e Madhe me gomone ka kaluar 15,000 persona deri më tani.

Teksa duket se autoritetet po e humbasin “luftën”, qeveria ka njoftuar se është lidhur një partneritet me kompanitë e mediave sociale që synojnë të ndalojnë reklamat e bandave të kontrabandës.Të shumtë janë dhe shqiptarët që pritet të preken nga kjo, pasi reklamonin në Tik-tok, Instagram e Facebook trafikun me gomone.

Meta, e cila zotëron Facebook dhe Instagram, si dhe TikTok dhe Tëitter, janë regjistruar të gjithë në planet e mediave sociale.