Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në kuadër të procesit për dosjen “Gërdeci”.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka paraqitur një raport mjekësor që justifikon pamundësinë e saj për të qenë e pranishme në sallë.

Aktualisht, gjyqi ndodhet në fazën e shqyrtimit të kundërshtimeve që Mediu ka bërë ndaj akt-ekspertizës tekniko-ushtarake të kryer nga ekspertët. Seanca e radhës pritet të caktohet në ditët në vijim.