Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhiu, duke rrëzuar rekursin e paraqitur prej tij për “Masakrën e Lushnjës”.

Vendimi lidhet me atentatin e ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë vulosi përfundimisht dënimin maksimal ndaj Haxhiut./TCH