Elbasani u trondit nga një ngjarje tejet e rëndë ku në mes të këtij qyteti u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Autori i ngjarjes Arbër Paplekaj është dorëzuar në policisë dhe ka mohuar se të ketë gisht, duke u shprehur se ka reaguar për vetëmbrojtje, pasi pretendon se e kanë qëlluar më parë në drejtim të tij.

Të plagosur të tjerë janë Emiljano Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe policja Xhensila Sota, si dhe një shtetas tjetër nga Shkodra. Ajo ka qenë kalimtare dhe është plagosur në këmbë.

Emiljano Prenga njihet edhe si dhëndri i Xhuvanit. Ndërsa fillimisht u përfol se ishte plagosur dhe Klement Xhaferi, por nuk rezulton se është plagosur. Policia mësohet se e ka shpallur në kërkim.

Policia bën të ditur se të plagosur në këtë ngjarje janë shtetasit E. P., P. V. dhe E. B.

Polica ka shoqëruar 20 persona në lidhje me këtë ngjarje dhe pritet që ajo të sqarohet edhe nga kamerat e sigurisë që ndodhet nga dyqanet përreth zonës.