Ragip Gila, autori i masakrës së Shkodrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur është lënë në burg sot nga Gjykata e Shkodrës.
Gila ka dalë para Gjykatës, i akuzuar për vrasjen e Armando Palit dhe Liridon Krajës, në tentativë për të ekzekutuar Erogen Brajovi. Nga atentati, shënjestra Brajoviç ka mbetur i plagosur së bashku me kamerieren e lokalit Meri Kaceri.
Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.