Prokuroria e Romës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Mark Antony Samson, i cili goditi i mori jetën shqiptares Ilaria Sula marsin e kaluar.
I pandehuri akuzohet për vrasje të rëndë, duke përfshirë paramendimin e krimit dhe fshehjen e kufomës. Gjatë argumenteve të tyre përfundimtare, prokurorët deklaruan se vrasja u planifikua nga Samsoni dhe u ekzekutua ftohtësisht. Sipas prokurorisë, filipinezi dyshohet se e ka goditur studenten shqiptare, me të cilën kishte një lidhje romantike, tre herë me thikë në qafë. Pas krimit, trupi u fsheh në një valixhe dhe u braktis në Capranica Prenestina. Prokurorët besojnë se provat rrethanore janë “serioze dhe të qëndrueshme”.
Samson akuzohet për vrasje me dashje të rënduar nga paramendimi, motive të parëndësishme dhe fshehje të trupit.
