Shqiptari Eduard Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi. Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur në maj 2024 në kryeqytetin grek.

Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve xhelozie dhe kontrolli. Pas aktit, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.

Enkelejda Danaj u vra më 16 maj nga ish-bashkëshorti i saj, Artur Danaj. Ai e qëlloi të paktën 10 herë me thikë në Menidi dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Ata ishin ndarë prej 1 viti e gjysmë, ndërsa 40-vjeçarja kishte denoncuar të paktën 3 herë rastet e dhunës, por ai ishte arrestuar dhe lënë i lirë.