Një avokate është shpallur në kërkim në Lushnje, pasi akuzohet për mashtrim. Mësohet se 59-vjeçarja është denoncuar nga një grua, kliente e saj, të cilës i kishte premtuar regjistrimin e pronës. Megjithatë, dyshohet se avokatja ka marrë paratë dhe ka mashtruar gruan duke mos e kryer detyrën.
“E dyshuara, me profesion avokate, është kallëzuar nga një shtetase, se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj”, thanë burime zyrtare.
Pas veprimeve paraprake të kryera, po punohet për kapjen e avokates dhe verifikimin e vërtetësisë së kallëzimit penal, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë vendore.