GJKKO ka dënuar me rreth 110 vite burg 16 të pandehur të akuzuar për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Të gjithë të pandehurit janë gjykuar sipas procedurës së gjykimit të shkurtuar.
Bruno Çobo është drejtuesi i kësaj organizate kriminale, të cilët përfituan 4.7 milionë euro përmes skemave të mashtrimit “call center” te qytetarët italianë. Çobo u ekstradua nga Adu Dabi për në Shqipëri më 13 mars 2024.
Grupi operonte përmes një “call center”-i në Tiranë, nga ku kontaktonin qytetarë në Itali. Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja online e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta.
Dënimet për secilin nga autorët:
- Bruno Çobo – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burg;
- Elisa Çaçi (Caci) – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 7 vite e 4 muaj burgim;
- Gilbert Palushani – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 7 vite e 4 muaj burgim;
- Aldo Pasku – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim;
- Bruno Gjika – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim;
- Rezarta Ibrahimi (Çaçi) – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim;
- Valbona Abedinaj – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 7 vite e 4 muaj burgim;
- Erion Kastrati – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 7 vite e 4 muaj burgim;
- Orland Cani – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim;
- Florjan Bregu – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim;
- Hamit Dobi – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim;
- Greta Gjoci (Pepa) – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim;
- Gjin Shelnishta – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim;
- Antoneta Malo (Pepkolaj) – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim;
- Silvana Veliu – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim;
- Mojsi Zuna – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim.




