Pas largimit të kreut të SPAK-ut nga seanca plenare e 27 tetorit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e akuzoi ashpër atë.

Berisha e cilësoi drejtuesin e SPAK-ut avokat të vjedhjeve më të mëdha në historinë e vendit dhe të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke përmendur çështjet e inceneratorëve, marrëveshjen me CEZ dhe projektet e mëdha infrastrukturore. Berisha e quajti Dumanin mashtrues ordiner dhe avokat privat i familjes Rama.

“Ai që e pëson nga ky qëndrim i tyre dhe i tij është qytetari shqiptar, që paguan sa qimet e kokës 400 mln eruo për inceneratorët dhe s’kanë as nam e as nishan. Ai thotë se kam hetim paraprak, nuk mund të bëhet më i shpifur. Çfarë hetimi paraprak, janë 400 mln që nuk ekzistojnë, janë 140 mln për djegësin Tiranës që nuk ka gjurmë dhe ai thotë po vazhdojmë hetim paraprak, mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët djegësve Ramën, kryearkitektin e tyre.

A e dini ju qytetarë se kush është dënuar për djegësin, është dënuar Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim, u dënua se u gjetën pllakat e banjos. Dmth 140 mln euro kushtonin pllakat e banjos së ish bashkëshortes së Arben Ahmetajt. Dumani është bërë avokat i vjedhjeve më të mëdha të historisë së këtij vendi, ju flisni për hetime, a e dini ju që është 50 mln euro tuneli i Llogarasë, është 140 mln euro gjoba e qytetarëve shqiptarë për aeroportin e Vlorës që duan ta marrin tani lubija me Ramën, a bëjnë këto sëbashku 210 mln. A e dini ju që s’mund të hetohet rama me 21 mln euro shpenzime udhëtimi në dy vite, se mbron Altin Troplinin.

Nuk kemi asgjë personale, do dal te çështja personale dhe e kam shumë të fortë, por këtë e kam për qytetarët. Vetëm në një vit janë vjedhur 300 mln euro me digat, shiti tek sekserët digat dhe ble energji 300 mln euro në vjeshtë dhe këto avokat Dumani nuk i heton. Është avokat privat i familjes Rama”, tha Berisha.