Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar rrëshqitje masive gurësh në zonën e Shkopetit, duke bllokuar rrugën pranë tunelit dhe duke sjellë probleme në qarkullimin rrugor.
Masat e dheut dhe gurëve të mëdhenj kanë rënë mbi rrugë, ndërsa disa prej tyre kanë goditur edhe ambientet e kompanisë së HEC-it, përfshirë dhe zonën ku ndodhet kabina e rojes së objektit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Që në orët e para të mëngjesit, ekipet e mirëmbajtjes rrugore janë angazhuar në vendin e ngjarjes për të larguar gurët dhe për të bërë të kalueshme pjesën e bllokuar të rrugës. Sakaq, nga moti i keq dhe shirat e natës kanë shkulur edhe pemë përgjatë rrugës, duke shtuar rrezikun për lëvizje në zonë dhe duke dëmtuar përkohësisht ambientin përreth.




