Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori ka ndodhur paraditen e sotme në Mat, policia ka arrestuar shoferin. Në pranga ka rënë shtetasi Ardit Xhakrosa, 20 vjeç, banues në njësinë Administrative Rukaj, Mat.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor ‘Kryqëzimi i Spitalit’ të qytetit të Burrelit, duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”, ka humbur kontrollin mbi automjet duke aksidentuar shtetasen A.K, 17 vjeçe, e cila në momentin që është përplasur nga automjeti ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.
17-vjeçarja është transportuar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” .
22 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)