Dy kryetarë komunash në Mat janë arrestuar ditën e sotme, ndërsa mësohet se një tjetër është shpallur në kërkim me akuzën e korrupsionit.
Sipas të dhënave të policisë së Matit bëhet me dije se është arrestuar kryetari i komunës Rukaj, Hamit Xhakrosa dhe ai i komunës Xibër, Lutfi Çeka ndërsa është shpallur në kërkim kryetari I komunës Gurrë, Mustafa Selami.
Tre kryekomunarët akuzohen për përvetësim pasurie dhe për falsifikim dokumentesh.
15 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)