Vetëm 30 minuta pas nisjes së provimit të matematikës të maturës, tezat kanë dalë në rrjetet sociale.

Ngjarja vjen pas shqetësimeve të ngjashme me provimet e mëparshme, ku gati vit për vit janë publikuar foto të pyetjeve të provimeve të secilës lëndë dhe grup përkatës.

Autoritetet arsimore nuk kanë reaguar ende në lidhje me ngjarjen, ndërsa pritet që Ministria e Arsimit dhe QSHA të japin një qëndrim zyrtar.