Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya Aliçkaj ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të lajmeve në lidhje me të dhe bashkëshortin e saj.

Arben Shuaipi në një intervistë eskluzive për ” Shqipëria Live” ka rrëfyer ditën e sotme versionin e tij të historisë për ndarjen, vendimin e gjykatës, dhunën e pretenduar nga këngëtarja gjithashtu dhe videon që po qarkullon në rrjet.

“Zyrtarisht jemi ende burrë e grua, ligjërisht ne jemi burrë e grua. Unë padinë e ndarjes e kam ngritur që në 2022, procesi u zgjat deri tani ku është ërë vetëm seanca e trajtimit dhe dje ka qenë seanca e dytë.

Në 2022 zonja ka kërkuar të maerr një urdhër mbrojtje pa prezencën time në gjykatën, pa prova dhe asgjë tjetër.

Herën e parë për urdhrin e mbrojtjes zonja ka folur për dhunë verbal dhe asgjë nga ato nuk është. Me zonjën unë kam kaluar shumë mirë dhe më vjen shumë keq që kemi përfunduar në këtë derexhe.

Kam kërkuar që ndarja të jetë në mënyrë konsensuale, por nuk e ka pranuar.

Zonja ka kërkuar t’i lë gjithçka në pronësi dhe për të mos më lejoj fëmijën të më takoj.

Zonja më ka evituar të gjitha takimet me fëmijën tim. Me vendim gjykate unë kam të drejtën të takoi djalin tim çdo të shtunën, asnjëherë nuk më ka lejuar të takoi fëmijën tim. Kam patur një vështirësi të takoj fëmijën tim, këtë e di dhe rajoni I policisë në rezidencën ku jetojmë.

Unë kam patur një marrëdhënie shumë të mirë me zonjën dhe kam patur një jetë shumë të lumtur me të gjatë 15 vitesh. Një njeri ose është i mirë ose është i keq. Unë asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë as fizike dhe as psikologjike. Unë shkoj dhe jetoj në Itali sepse është ky presion nga ana e zonës, për të shmangur gjithë konfliktet.

Unë kam interesin e vetëm më rritjen e mirë të fëmijës, asnjë lloj interesi tjetër. Benefitet janë largimi nga të dyja pronat që janë të përbashkëta, dhe largimi nga fëmija.Pronat janë të përbashkëta që ne kemi sarifikuar që to. Unë i jam drejtuar gjykatës dhe po pres vendimin e saj lidhur me pronat nuk e kuptoj çfarë kërkon zonja. Unë kam qenë baba i dedikuar për fëmijën time, duke marrë parasysh se çfarë jete dhe profesioni ka zonja, gjithë kohën në koncerte dhe udhëtime.”- është shprehur bashkëshorti (ligjërisht) i Maya-s.