Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për heqjen nga Rendi i Ditës të zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Me 77 vota kundër, 30 pro dhe një abstenim, kërkesa e opozitës u hodh poshtë.

Si rezultat, emri i Avokatit të Popullit do të zgjidhet sot në seancën plenare.