Një i ri, i cili mbahet në ambientet e paraburgimit të Vlorës, është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal.

Siç mësohet prej burimeve të policisë, ai ka pësuar arrest kardiak në ambientet e paraburgimit.

Gjendja shëndetësore paraqitet e rëndë dhe aktualisht po merr ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.