1.6 milionë euro do të jetë fondi për zgjedhjet në 5 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme, pas pezullimit të garës për bashkinë e Tiranës. Kjo u bë e ditur sot nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Në garë për zgjedhjet e pjesshme do të shkojnë bashkia e Vlorës, Tepelenës, Matit, Cerrikut dhe Beratit. Këto zgjedhje do të zhvillohen më 9 nëntor, datë kjo e dekretuar nga presdienti i vendit, Bajram Begaj.
Kujtojmë se procesi pritej të zhvillohej edhe në bashkinë Tiranë, por u pezullua me vendim të Gjykatës Kushtetuese, pas ankimimit të bërë nga Erion Veliaj për shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut.