Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria ka gjithmonë rolin që çdo kërcitje arme të mbahet larg rajonit.

Ai tha se mbajtja peng e 3 policëve të Kosovës nga Serbia, është një veprim pa kuptim. Rama sqaroi se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, kështu që policët nuk kanë shkelur asnjë kufi.

Pyetja: A keni pasur kontakt me Vuçiç pasi i vendosët “ultimatum”, që kjo do ishte java e fundit për të liruar 3 shtetasit e Kosovës?

Edi Rama: Pozicioni ynë ka pasur parasysh, të ndikojmë që çdo kërcitje armësh të mbahet larg. Do mbaja të njëjtën qëndrim edhe sikur të kishin qenë serbë ata që mbahen. Janë 3 shtetas që po mbahen peng.

Nuk diskutohet se sa kohë ata njerëz të jenë atje, marrëdhëniet tona me Serbinë, janë vetëm për këtë punë, asnjëgjë më shumë. Mbajtja e tyre, edhe sikur të kishin shkelur kufirin, Serbia dhe nuk e njeh si kufi, ça problemi ka? Apo e njeh në këtë rast?