Sociologia Nora Malaj ka komentuar tetë ditët e protestave të dhunshme të studentëve dhe gjimnazistëve, duke u ndalur te porosia e kryeministrit Edi Rama drejtuar mësuesve për të mbajtur shënim çdo fëmijë që merr pjesë në protestë.
Malaj u shpreh se gjatë kësaj periudhe nuk janë kuptuar siç duhet shkaqet e revoltës së të rinjve.
Malaj theksoi se të rinjtë nuk kanë dalë në rrugë vetëm për problemet e tyre, por edhe për pakënaqësitë e akumuluara ndër vite në shoqëri. Sipas saj, ata po kundërshtojnë edhe mënyrën se si prindërit e tyre kanë toleruar problematikat gjatë tranzicionit.
“Fatkeqësia më e madhe është që janë vendosur syze dhe nuk është lexuar asnjë revoltë, që nga më e vogla, te më e madhja. Nëse do mbanit shënim, siç u tha sot mësuesve kryeministri, mbani shënim për çdo fëmijë që ka shkuar aty…Trauma që krijohet te këta fëmijë, është trauma e prindërve të këtyre fëmijëve. Pse duhet mbajtur shënimi…S’jemi as Italia as Franca ne. Sociologjia jonë është e tillë, që ne jemi sa një lagje e Francës, dhe kemi tre probleme të vështira: E para, jemi kushërinj me njëri-tjetrin, e dyta ia dimë biografinë njëri-tjetrit, e treta…është faktori i tranzicionit që jemi këtu. Ata të rinjtë s’kanë dalë vetëm për problemet e tyre, nuk tolerojnë më prindërit e tyre që toleruan të keqen e madhe”.
