Policia e Fierit ka finalizuar dy operacione policore për goditjet e rasteve të armëmbajtjeve pa leje. Në kuadër të operaconit ‘Aksi’, policia ka vënë në pranga në Bypass-in e Fierit, një 19-vjeçar me iniciale M.M, banues në Vlorë.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit te mjetit me të cilin ai po udhëtonet u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë. Në pranga ka rënë edhe një 28-vjeçar me iniciale F.B, banues në Vlorë, i cili po udhëtonte së bashku më 19-vjeçarin dhe dyshohet se kishte dijeni që shoku i tij posedonte armë zjarri dhe do ta shiste atë në Fier.

Sakaq, në Mallakastër është finalizuar operacioni i koduar ‘Hidden Guns’, ku mbeti i arrestuar një 38-vjeçar me iniciale I.S, banues në fshatin Lofkënd të Mllakastrës. Ai akuzohet se ka kanosur me armë gjahu një person tjetër pas një debati për motive të dobëta. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar autorin i cili dyshohet se mbante armë zjarri të tipit kallashnikoov dhe një armë gjahu pa leje në banesë. Materialet procedurale, për veprime të mëtejshme i janë referuar Prokurorisë