Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës për armëmbajtje pa leje.

 Sipas policisë, në pranga ka rënë H.K, të cilit iu gjet në banesë  një armë zjarri pistoletë me municion luftarak që e mbante pa leje.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”. Mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.