Policia ka vënë në pranga 28-vjeçarin Endrin Varaku, i cili u kap duke lëvizur i armatosur me pistoletë pa leje. Sipas të dhënave, ai rezulton me precedentë penalë.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë për shkak të së kaluarës së tij kriminale. Varaku ka qenë i arrestuar që në moshën 16-vjeçare, pasi vrau bashkëmoshatarin e tij, Adriatik Tota, brenda ambienteve të shkollës profesionale “Beqir Çela” në Shkozet.

Sipas informacioneve, krimi ndodhi pas një konflikti mes dy të miturve, i cili përfundoi tragjikisht me përdorimin e armës së zjarrit.

Autoritetet bëjnë me dije se 28-vjeçari është shoqëruar dhe po përballet me akuzat për armëmbajtje pa leje, ndërsa e kaluara e tij penale pritet të ndikojë në vijimin e procedurave ligjore ndaj tij.