Socialistët kanë mbërritur në Kuvend rreth 90 minuta para nisjes së seancës parlamentare për të shmangur përplasjet me deputetët e opozitës.
Mes deputetëve të Partisë Socialiste që kanë mbërritur në Kuvend janë Ermonela Felaj dhe Petro Koçi.
Mbërrija në Parlament e socialistëve duket si një plan për të shmangur tensionet me deputetët e Partisë Demokratike, pasi gjatë seancës së 3 javëve më parë nuk i lejuan të futeshin në sallë.
Ndërkohë ligjvënësit demokratë kanë nisur një mbledhje në orën 08:30 në selinë blu për të diskutuar mbi aksionin e tyre opozitar.