27 kanë mbërritur sot në Shëngjin dhe janë transferuar në kampin e Gjadrit, ku pritet të qëndrojnë, të paktën për 18 muaj.
Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve që mbërrijnë në territorin shqiptar, si pjesë e dekretit të ri të qeverisë italiane, të cilët do të qëndrojnë në Gjadër deri në deportimin në vendet e tyre të origjinës, me një afat maksimal që nuk kalon 18 muaj.
Qendra pritëse në Gjadër të Lezhës fillimisht ishte parashikuar për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve të shpëtuar në det nga anijet italiane, për një periudhë deri në 28 ditë. Me dekretin e ri të qeverise Meloni, kampi do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës.
Nga ana tjetër pritet në ditët në vijim edhe vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila do të shqyrtojnë apelimin e Gjykatës së Romës, që deri më tani nuk e ka njohur legjitimitetin e ndalimeve të urdhëruara kundër emigrantëve të shpëtuar në det dhe të transferuar në anën tjetër të Adriatikut, sepse ata vijnë nga vende që qeveria italiane i konsideron të sigurta.