Arkëmorti i ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku sot pritet të zhvillohen homazhet në nder të tij.

Qindra qytetarë, si dhe figura të njohura të politikës, artit dhe jetës publike, janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej personaliteteve më të rëndësishme të periudhës së tranzicionit në Shqipëri.

Ceremonia e homazheve do të zgjasë gjatë paradites, ndërsa më pas trupi i Fatos Nanos do të përcillet drejt banesës së fundit. Atmosfera në Pallatin e Kongreseve është e ngarkuar me emocion dhe respekt për njeriun që la një trashëgimi të thellë në historinë politike të vendit.