Një turiste rreth 30 vjeçe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje të zhvilluar paraditen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake, ajo ishte pjesë e një grupi zhytësish në zonën e Radhimes ku ndodhet dhe anija e mbytur Spitaliers, ku gjatë zhytjes dyshohet se ka pësuar mungesë oksigjeni, apo problem tjeter te shendetit.Turistja nuk është ndjere mirë dhe është ndihmuar menjëherë nga zhytësit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë në sipërfaqe dhe më pas e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Burime nga spitali bëjnë me dije se 30-vjeçarja ka mbërritur në gjendje të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje dhe shenja të një komplikacioni serioz, ndërsa raportohet se nxirrte edhe shkumë nga goja.
Mjekët po i japin ndihmën e parë dhe vijojnë ta mbajnë nën kujdes intensiv, ndërsa pritet një vlerësim më i plotë për gjendjen e saj shëndetësore dhe shkaqet e incidentit.
Mbërriti në spital në gjendje të rëndë e duke nxjerrë shkumë nga goja, çfarë ndodhi me turisten 30-vjeçare në Vlorë
