Debatet në Kuvendin e Shqipërisë kanë marrë një ton të ashpër gjatë seancës së sotme, ku përplasje mes deputetëve të PD dhe PS-në ishin të shumta. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua deputetit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, me akuza të rënda, duke e quajtur atë “njeri që ia vodhi bixhozi rininë.”

Përplasja nisi pasi Klosi kundërshtoi kërkesën e opozitës për t’i drejtuar pyetje direkte përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë, të cilat, sipas tij, nuk ishin depozituar paraprakisht me shkrim në Kuvend. Deputeti i PS-së, Blendi Klosi, tha se opozita, nën udhëheqjen e Berishës, po përpiqej të prishte seancën dhe të shkaktonte kaos.

Tensionet mes palëve u thelluan ndërsa Berisha u përpoq të sfidonte dhe të kritikonte qëndrimet e mazhorancës, duke i akuzuar ata për shmangie të transparencës dhe përgjegjësisë në lidhje me proceset e drejtësisë.

Pjesë nga debatet:

Klosi: Mbështes kolegen Topalli, por duhet të thuash të vërtetën. Ju ku jeni prapë sot, në këtë seancë të zbrazëtisë, duke menduar se duke dalë përballë do ngatërroni drejtësinë. Nuk bëhet debati me llafe; me llafe bëhen mes nesh, jo me drejtuesit e drejtësisë. Përgatitja e materialeve duhet të jetë e qartë. Nuk është njeri që i di të gjitha dhe ti përgjigjesh çdo llafi; përgatisni pyetjet, paraqituni dhe diskutoni. Kjo është kotë, strategjia juaj është të braktisni seancën.

Në ndarjen me institucionet jemi shumë të qartë. Ne i besojmë institucioneve, ju besoni individëve. Sa i përket raporteve, kemi qenë në sallë, apo jo Jozefin? Kemi qenë në këtë Parlament kur kryeprokurorja Ina Rama kërkoi të hetonte vrasjet e 21 janarit, dhe tha: “Këtu jam unë”. Ne jemi për institucionin, për ligjin.

Berisha: S’mund t’i përgjigjem këtij njeriu që ia vodhi bixhozi rininë.