Një zonjë e moshuar është bërë protagonistë së fundmi në protestë.
Teksa protestuesit largoheshin prej ofensivës së policisë, ajo u vërsul drejt efektivëve me një shkop në dorë.
Zonja i goditi disa herë efektivët, që u treguan indiferentë dhe zgjodhën të mos marrin masa ndaj saj.
“Mbështes të rinjtë në këtë revoltë. Kam urrejtje për policinë, i ka rritur rrogën ai që të vrasin të rinjtë në protestë.
Shiko si e kam vënë maskën, kam dalë në protestë dhe do të dal prapë”, shprehet zonja.
