Kreu i PD, Sali Berisha vendosi që të mbështeste kandidati ne pavarur Florjan Binaj si opsionin e opozitës në zgjedhjet për bashkinë Tiranë.
Kjo zgjedhje, duket se nuk i ka bërë të gjithë të lumtur dhe një prej personave që ka shprehur pakënaqësi është dhe Julian Deda. Aktori Deda i ka uruar suksese Binajt, por nuk është kursyer me kritikat ndaj kryedemokratit Berisha. Ai e cilëson si “thyerje tabuje” zgjedhjen e një aktori humori si kandidat, teksa tregon se kur ai kandidoi në primare, një funksionar i lartë brenda “selisë blu” i është drejtuar duke i thënë se “nuk po garojnë për të bërë gallatë.
“Thyerje tabush në PD, e cila ka vendosur të mbështesë një aktor humori në garën për bashkinë e Tiranës. Sot po bëhet fakt, diçka që para dy vitesh (në primaret e 2023) ishte e tmerrshme të ndodhte, pikërisht kandidimi i një aktori humori për kryetar bashkie.
Mbaj mend, kur kandidova në primare, një funksionar i lartë, adult dhe injorant aty, më tha: ‘nuk do shkojmë në bashki për gallatë’. Ndërsa sot, ky mentalitet ka ndryshuar, progres i madh, komplimente PD-së. Shpresoj që mbështetja nga PD dhe opozitës të jetë e vërtetë dhe jo ‘m’ka çu halla me la gojën’, që të mos përfundojë e djegur edhe një figurë tjetër e mirë, si shumë të tjera”- shkruan Deda.