Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë dhuruar dy simbole mirënjohjeje kryeministrit Edi Rama, në shenjë falënderimi për mbështetjen ndaj protestës që po mbahet në Tiranë, në solidaritet me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Një pllaketë me mesazh falënderues dhe një portret i kryeministrit Rama u dorëzuan gjatë protestës nga veterani Agim Pllashaniku, përmes deputetes Ogerta Manastirliu.

Protesta e zhvilluar për 1 orë nisi me himnin kombëtar shqiptar dhe bëri bashkë mijëra shqiptarë, të cilët që prej orëve të para të mëngjesit vërshuan në kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranën, për t’i dhënë mesazhin e qartë Gjykatës Speciale, se çlirimtarët e Kosovës po i mban padrejtësisht në qeli.