Është ekzekutuar nga policia vendimi i Gjykata e Durrësit për arrestimin e shtetasit turk Harun Sarica, 42 vjeç, me detyrë drejtor i prodhimit të çelikut në kompaninë Kurum.
Sarica është vënë në pranga në kuadër të një hetimi për menaxhimin e mbetjeve, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Çështja lidhet me një sasi prej rreth 2800 tonësh mbetje toksike, të cilat dyshohet se u tentua të eksportoheshin drejt Tajlandë gjatë vitit 2024.
Me kërkesë të prokurorisë, gjykata kishte vendosur më herët 33 masa sigurie për persona të përfshirë në këtë çështje, por një pjesë e tyre nuk u ekzekutuan në kohë për shkak se individët nuk u gjetën nga autoritetet.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e përgjegjësive në këtë rast që lidhet me menaxhimin dhe trafikun e mbetjeve të rrezikshme.
