Kanë kaluar rreth 7 ditë që kur mbi 100 banorë të Fushë Arrëzit përfunduan në spital me simptoma të ndryshme dhe u ngritën dyshime për një problem të mundshëm me ujin e pijshëm, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për qytetarët.
Analizat e ujit, të cilat pritet të përcaktojnë nëse ka pasur ndotje apo jo, ende nuk kanë dalë, ndërsa banorët vijojnë të jetojnë në pasiguri.
Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, ata po detyrohen të blejnë ujë të ambalazhuar, duke e përdorur atë për konsum të përditshëm.
Në një situatë ku shqetësimi për shëndetin publik mbetet i lartë, Frat Andreas Walterman, Famullitar i Fushë Arrëzit, kërkon një përgjigje nga institucionet shtetërore.
Ai kërkon që organet përgjegjëse të bëjnë publike sa më shpejt rezultatet e analizave të ujit dhe të sqarojnë banorët mbi atë që ka ndodhur.
Top Channel
