Drafti po shqyrtohet nga universitetet 


Për vitin e ri akademik 2012-2013 janë propozuar mbi 26 mijë kuota për universitetet në të gjithë vendin. Drafti përfundimtar i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës pas mbledhjes së propozimeve të universiteteve në vend, është dërguar për shqyrtim edhe një herë në rektoratet e institucioneve të arsimit të lartë publik. Sipas MASH, mendohet se këto kuota do të jenë përfundimtare ndërsa pas aprovimit të universiteteve, projekti do t’i dërgohet për miratim Këshillit të Ministrave.