Bahtjar Bajraktari, ose i njohur ndryshe si Dj Crax, është liruar nga burgu, pas më shumë se 3 muajsh qëndrimi në qeli.

Bajraktari u arrestua në gusht, pasi u përfshi në një sherr masiv në një lokal në Pejë, ku ishte i përfshirë dhe reperi Rigels Rajku, ose i njohur si  Noizy.

Pas 75 ditësh qëndrimi në paraburgim në Shqipëri, Bajraktari është ekstraduar në Kosovë tre ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas medias vendase.