Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrilë të Lezhës, ku u plagos Sokol Daci, pronari i berberhanes.

Sipas burimeve, kamerat e sigurisë kanë regjistruar dy automjete që kanë ndaluar pranë vendngjarjes, njëri tip “Audi” dhe tjetri tip “Passat”, nga të cilat kanë dalë shtatë persona. Dy prej tyre ishin të pajisur me kallashnikovë dhe dyshohen si autorë të sulmit.

Në momentin e shkëmbimit të zjarrit, një efektiv policie, i identifikuar me inicialet B.K., ka qenë rastësisht i pranishëm në vendngjarje. Ai ka deklaruar se ka reaguar menjëherë dhe ka përdorur armën e shërbimit për të qëlluar drejt autorëve të atentatit, duke tentuar të parandalohej një sulm me pasoja fatale.

Sipas deklaratës së efektivit, autorët kanë qëlluar mbi 30 plumba në drejtim të sallonit të berberit, ku ndodhej Sokol Daci, i cili është goditur me tre plumba në trup. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vijuar, ndërsa autorët janë ende në kërkim.