Qytetarët në Tiranë kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 49-të të protestës së tyre. Me thirrjet  “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, ata vijuan tubimin dhe u stacionuar para godinës së kryeministrisë ku mbahen fjalime.

“Ky është revolucioni i shqiptarëve. Ka përfshirë të rinj, por dhe fëmijë. Korrupsioni fillon te komisariati, në kryeministri, në parlament, kudo! Duhet ta rrëzojmë këtë diktaturë. Revolucion. Të bashkuar!”, tha një nga folësit.