Sandër Simoni është zgjedhur ditën e sotme anëtar i KLGJ-së, pas numërimit të votave për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas numërimit të votave të kandidatëve të Gjykatës së Lartë, rezultoi barazim votash mes kandidatëve, 179 vota Sandër Simoni dhe 179 vota Arbena Ahmeti.

Por, rregullorja parashikon hedhje me short, ndërsa pas shortit me gogla fitues rezultoi gjyqtari Sandër Simoni. Tani do të nisë numërimi në dy shkallët e tjera. Për Gjykatën e Shkallës së Parë, prej nga ku do dalë një fitues për anëtarë në KLGJ garuan gjyqtaret Manjola Xhaxho, Brunilda Kadi dhe Matilda Llangozi.