Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka votuar me 11 vota pro dhe asnjë kundër për emërimin e Joni Ketës si kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), duke zëvendësuar Aida Hajnaj në këtë post. Keta, i cili deri tani mbante pozitat e zv.drejtorit të BKH-së, u propozua nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe arriti të sigurojë mbështetje të plotë në votimin që ndoqën edhe përfaqësues të ambasadës amerikane dhe asaj të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Procesi për emërimin e kreut të ri të BKH-së ka zgjatur disa muaj, dhe në garë për këtë pozita kanë qenë gjithsej 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorë. Joni Keta ka fituar mbështetje të gjerë përkundrejt konkurrentëve të tjerë, si Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.
Byroja Kombëtare e Hetimit, e njohur edhe si “FBI-ja shqiptare”, u drejtuar deri tani nga Aida Hajnaj për një mandat 5-vjeçar, ndërsa Keta do të drejtojë strukturën për një mandat të ngjashëm, duke u angazhuar në mbështetje të SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
