Mbledhja e Komisionit të Etikës, e cila ka diskutuar për kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të Partisë Demokratike, është shoqëruar me debate të nxehta dhe tone të larta.
Gjatë seancës, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka kërkuar sqarime nga ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Situata ka shpërthyer në një përplasje verbale, duke intensifikuar tensionet mes dy palëve.
“Ulsi të erdhi mesazhi nga Rama?! Çfarë të tha të bësh? O Ulsi ke ditën sot ti, momentin të distancoheshe nga krimi dhe korrupsioni. Mos kujto se do tërhiqemi deri në ikjen e Raaës dhe Ballukut. Më keq do ta bëjmë“.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh “Na keni quajtur grup të strukturuar kriminal. Por në fakt grup i strukturuar jeni ju. Po përjashtoni opozitën pa asnjë arsye. Ju na thoni që deputet duhet të sillen si deputet, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë.”, ju drejtua Vokshi Manjës.
