Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesinë, takim ku që vjen vetëm një ditë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar.
Në këtë takim marrin pjesë 19 anëtarë, 5 prej të cilëve janë online.
Pjesë e mbledhjes:
Lulzim Basha
Arbi Agalliu
Mirela Karabina
Taulant Zeneli
Endri Hasa
Kreshnik Collaku
Roland Bejko
Gentian Gaba
Fitim Zekthi
Indrit Sefa
Gazmend Koduzi
Xhemal Gjunkshi
Taulanda Jupi
Orjola Pampuri
Agron Kapllanaj (I pranishëm online)
Jemin Gjana (I pranishëm online)
Merita Bakiu (E pranishme online)
Enkelejd Alibeaj (I pranishëm online)
Flutura Açka (E pranishme online)
Dy orë para mbledhjes së kryesisë Basha ka bërë një reagim në rrjete sociale ku shkruan se qëllimi i ekzistencës së PD në këtë rrugë të re që po nis do të jetë t’ju ofrojë shqiptarëve alternativë dhe jo t’i shërbejë vetes.
“Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi i ekzistencës sonë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Ky do të jenë udhërrëfyesi në rrugën e re që nisim së bashku. #NdërtojmëTëArdhmen”, shkruan Basha.