Disa minuta pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Edi Rama është larguar nga Kryeministria.
Nga godina ndërkohë nuk ka dalë ende zv.kryeministrja Belinda Balluku, fati i mandatit të së cilës po vendoset vetëm disa metra më tutje, në Kryesinë e Kuvendit.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raportoi më herët se zv.kryeministrja mori pjesë në mbledhjen e qeverisë të thirrur nga Edi Rama. Sot në orën 10:30 nisi mbledhja në Këshillin e Mandatit të Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun.





